Auto & Moto Tech

Cila është risia më e re që pritet të sjellë kompania Ford tek automjetet e saj?!

Mos u habisni por në një të ardhme shumë të afërt automjeti juaj do t’ju ndihmojë që mos të merrni gjoba të tejkalimit të shpejtësisë, duke e ulur automatikisht shpejtësinë në limitin e kërkuar. Kompania e njohur në mbarë botën për makinat e saj ‘Ford’ po e teston teknologjinë e cila në mënyrë automatike e përshtat shpejtësinë në zonat ku ka limit të shpejtësisë, pa i parë shenjat e trafikut, ose pa marrë ndonjë komandë nga drejtuesi i mjetit.

Kjo teknologji në dukje të parë nuk është aq e thjeshtë, por nuk është edhe aq komplekse. Risia më e re u quajt ‘Geofencing Speed Limit Control’ dhe mbështetet në sisteme të ndryshme të cilat e mbështesin funksionimin e saj. Normalisht që kjo teknologji kërkon një automjet me sisteme të avancuara dhe disa matje të bëra nga vetë shoferi në mënyrë që të funksionojë ashtu siç duhet.

Nga këtu futet në kontroll sistemi geofencing, i cili merr të dhënat nga GPS, dhe gjatë rrugës, automatikisht zvogëlon shpejtësinë aty ku kërkohet, ndryshe nga disa automjete të tjera që e kanë aftësinë që të lexojnë shenjat rrugore.

Vlen të theksohet gjithashtu se në fillim të kësaj jave, u zbulua se Apple ka punësuar Desi Ujkashevic, një ish-ekzekutiv të Ford-it, për t’iu bashkuar përpjekjeve të projektit Apple Car.  I referuar edhe si ‘Project Titan’, projekti po punon për të krijuar automjetin e parë elektrik vetë-drejtues të Apple. Ai synon të nisë që në vitin 2025, por raportet sugjerojnë se qëllimi është paksa shumë ambicioz.

Dy kompani të ndryshme por me një qëllim të njëjtë, të krjiojnë një automjet i cili do të arrijë që të kontrollojë jo vetëm limitet e shpejtësisë por edhe të vetë-drejtohet pa pasur nevojën e një shoferi në çdo moment.