Celebrities Gossip Showbiz

Cila është vajza që ‘mban në prehër’ Butrint Imeri?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E së fundmi, artisti na ka bërë paksa dyshues lidhur me Instastory-n e tij më të fundit. Teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ilustruese ku shfaqet vetë ai duke mbajtur një vajzë misterioze në prehër. Ndoshta ky mund të jetë një paralajmërim për një projekt të ri muzikor nga këngëtari ose thjesht një ‘thumb’ për të gjitha mediat që e kanë përfolur Butrintin së fundmi për marrëdhënien e tij me vajzat.

Butrinti pra pak ditësh publikoi bashkëpunimin me këngëtaren Kida me të cilën verën e kaluar me ‘Dale’ ‘vulosën himnin e verës së kaluar’. Dhe sërish këtë verë, dyshja vendosën të na surprizojnë, por këtë herë pa Ledrin. 

Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen Kiara Tito edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë. Mirëpo, së fundmi po qarkullojnë disa foto të tij ku këngëtari shfaqet shumë i afërt duke ecur në rrugë me një vajzë që nga aq pak sa duket në foto mendohet të jetë aktorja Olta Beqiri nga seriali ‘SNOB’.