Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Pasi ‘vulosën’ himnin e verës së kaluar, Butrinti dhe Kida bashkojnë sërish forcat (pa Ledrin)!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë Kidën dhe Butrint Imerin. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku nga videoklipi i këngës në “Instagram’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Nuk e dimë ende se kur do të publikohet apo si do të jetë titulli i kësaj kënge të re, por artistët janë shprehur se me këtë bashkëpunim do të jetë një verë e nxehtë. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është  pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.

 

Duket se dhe një dyshe tjetër e suksesshme do të vijë me një bashkëpunim të ri dhe bëhet fjalë për Don Xhonin dhe Butrint Imerin që  janë miq shumë të mirë. Pas hitit që numëron miliona klikime në vetëm 6 muaj ‘Corazon’ mund të presim diçka tjetër prej tyre. Teksa dy artistët kanë qenë në një koncert së bashku dhe kanë postuar foto krah njëri- tjetrit krahas kanë vendosur vitin 2022 duke na treguar se këtë vit mund të presim një surprizë të re nga ta.