Tech

Cilat modele do të zëvendësojë iPhone Slim, reagon Apple!

Apple po përgatit ndryshime të mëdha për linjën e iPhone 17 që pritet vitin e ardhshëm, duke përfshirë një model të ri. Analisti Jeff Pu pohon se modelet e iPhone 17 do të dekorohen me një dizajn të rifreskuar, përmirësime për kamerën e përparme, një Dynamic Island më të vogël, etj.

Pu thotë gjithashtu se kompania nga Cupertino do të prezantojë modelin iPhone 17 Slim, i cili do të zëvendësojë modelin Plus nga linja aktuale. Modelet që na presin në linjën e iPhone 17, sipas analistëve janë iPhone 17: Ekran 6.1 inç, iPhone 17 Slim: Ekran 6,6 inç, iPhone 17 Pro: Ekran 6.3 inç dhe iPhone 17 Pro Max: Ekran 6,9 inç.

Sa i përket dizajnit, Pu raporton se iPhone 17, iPhone 17 Slim dhe iPhone 17 Pro do të kenë konstruksion alumini, ndërsa iPhone 17 Pro Max do të krijohet nga titani. iPhone 17 Slim pritet të zëvendësojë modelin Plus dhe të ofrojë një dizajn më të hollë dhe më harmonik. Kur bëhet fjalë për performancën dhe specifikimet, pritet të ketë iPhone 17 dhe iPhone 17 Slim: 8 GB RAM, çip A18 ose A19, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max: 12 GB RAM-a, çip A19 Pro. Të katër modelet e iPhone 17 pritet të kenë kamera të përparme 24MP, që është një përmirësim i madh në krahasim me sensorët aktualë 12MP.

Rikujtojmë, se Apple ka regjistruar rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë COVID. Bëhet e ditur se shitjet për periudhën janar-mars janë ulur me 10%, diçka që nuk ka ndodhur që kur kompania vonoi prezantimin e telefonit të ri për shkak të kufizimeve nga pandemia. Në përgjithësi, gjiganti teknologjik ka fituar 90.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, 4% më pak se një vit më parë.

Megjithatë, raportohet se vlera e përgjithshme e kompanisë është rritur pas rritjes së çmimeve të aksioneve të saj për gati 7%. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka njoftuar se kompania do të integrojë më shumë Inteligjencë Artificiale në telefonat e saj. Ndërsa Samsung ka prezantuar telefona me Al ku përfshihen edhe chatbot gjenerues, Apple ende nuk ka njoftuar se si Al do të jetë pjesë e telefonave të saj.