Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa dita-ditës po i afrohen gjithnjë e më shumë finales, banorët po i ndjejnë ethet që vijnë e shtohen.
“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar një numër të konsiderueshëm fansash, teksa gjatë ditëve të qëndrimit të tyre kanë shfaqur gjithnjë e më shumë nga vetja.
Dita-ditës po i afrohemi më shumë finales së madhe dhe gara sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Debate, nominime, eleminime dhe emocione, të gjitha këto i kemi hasur brenda këtyre ditëve.
Para pak ditësh ne në Top Albania Radio, ngritëm një sondazh në faqen tonë të Web-it. Ne kemi pyetur ndjekësit se cili nga banorët e “Big Brother VIP” meriton të shkojë në finale. Duke qenë se tashmë kanë mbetur vetëm gjashtë banorë, me largimin e Tanit mbrëmjen e kaluar dhe si pasojë e një televotimi nga publiku është zgjedhur banori i parë që do të shkojë në finale, që është Iliri. Përgjigjet kanë qenë këto: Donaldi ka kryesuar me 44%, Einxhel 37%, Iliri 10%, Monika 6%, Beniada 3%, Arjola 1% të votave dhe Tani me 0%.
Tashmë na mbetet të presim se çfarë do të ndodhë mes banorëve që kanë mbetur ende në shtëpi gjatë ditëve në vijim. Rikujtojmë se, të nominuar për këtë javë janë Donaldi, Einxhel, Beniada dhe Arjola. Njëri prej tyre do të lërë garën dhe do të largohet nga loja ditën e premte.