Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Çiljeta i thotë të gjitha ekskluzivisht për Top Albania Radio, çfarë i mungon këngëtares dhe cilat janë planet e saj televizive?!

E ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike ishte këngëtarja shumë e dashur Çiljeta. E njohur për projektet muzikore që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, këtë herë, Çiljeta vjen për të folur për një tjetër këngë shumë të dashur për të, bëhet fjalë për bashkëpunimin me Ardit Çuni në këngën “Oj Dashni”.

Kujtojmë, se edhe Ardit Çuni ishte poashtu i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” dhe që të dy artistët treguan se kënga ka qenë gati prej kohësh tashmë, por duket se gjithnjë ka dalë një arsye apo një tjetër, për shtyerjen e publikimit të saj. Lidhur me këtë, Çiljeta u shpreh si më poshtë.

Më merrte në telefon dhe unë gjithnjë nxirrja një justifikim… Por ai është djalë i mrekullueshëm dhe i talentuar dhe doja shumë të bashkëpunonim.

Kënga ka arritur një sukses të madh në vetëm një javë, dhe duket se pritshmëritë nuk ishin të larta, të paktën nga Çiljeta.

Arditi e priste, unë isha pak më skeptike… Por kur e këndova në koncert më shijoi shumë si këngë.

Një emër shumë i përfolur dikur, por duket se Çiljeta nuk është më në qendër të vëmendjes mediatike. Ditën e sotme, ajo komentoi si e përjeton largimin nga syri vëzhgues i medias, por edhe u shpreh për mallin që ka për muzikën pas një distancimi së fundmi.

Nuk më mungon. Kam qenë gjithmonë partizane e familjes. Po të dua, e rikthej, por më pëlqen kjo pjesa siç është… Më mungon pjesa e Çiljetës në karrierë, angazhimi i koncerteve…

Ndërkohë, Çiljeta u pyet gjithashtu për një projekt mediatik, dhe përgjigja e saj la shumë gjëra të hamendësohen. Duket se, ajo e ka diçka në plan lidhur me përfshirjen në televizion.

Duke menduar jam. Dua diçka shumë të bukur dhe ndryshe nga tjerët.