Bota

COVID-19/ Bill Gates sërish me një deklaratë të fortë!

Miliarderi i Microsoft, Bill Gates ka paralajmëruar se ekziston një rrezik që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë COVID.

Gates paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal i virusit që shkaktoi edhe pandeminë.

Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë zymtësie, por është më shumë se 5 për qind rreziku që nga kjo pandemi, të mos e kemi parë endes më të keqen”, tha Gates.

Covid-19 ka vrarë rreth 6.2 milionë njerëz në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit.

Në Shqipëri ka nisur tanimë vaksinimi me dozën e katërt  anti Covid. Ndonëse interesi për t’u vaksinuar ka rënë, mjekët shpjegojnë se grupmosha 60 vjeç e lart janë më të interesuarit.

“Është dozë e dytë përforcuese. Ne kemi nisur me raste sporadike  dhe po identifikojmë, por këta janë më të interesuarit sepse i panë benefitet e vaksinës”, thonë bluzat e bardha në spitalin COVID.

Në Shqipëri janë vaksinuar me dozë të tretë apo 12 % e popullsisë ndërsa me dozë të parë afro 60.1 % e popullatës target.