Auto & Moto Bota Sport

Dalin detaje të reja për kurën që po trajtohet legjenda e Formula 1, Michael Schumacher…

Ndonëse kanë kaluar 10 vite nga aksidenti tragjik i Michael Shumacherit teksa bënte ski në alpe, gjendja shëndetësore e ish-pilotit vijon të jetë një temë shumë e diskutuar në botën e Formulës 1 dhe jo vetëm. Thuajse të gjithë ata që kanë pasur raporte dhe kanë qenë të afërt me gjermanin janë pyetur për gjendjen shëndetësore aktuale të legjendës së Formulës 1.

Disa prej tyre kanë dhënë më tepër informacion, disa më pak, të tjerë spekulojnë me më shumë informacion, të tjerë flasim më pak. Së fundmi për shtatë herë kampionin e botës ka folur Niki Frai, i cili ka punuar me Shchumacherin te Mercedesi gjatë viteve 2010-2012, periudhë kur Michaeli vendosi të rikthehej në pistë pas tërheqjes së parë. Drejtuesi anglez ka pasur një rol thelbësor së bashku me Ros Braunin për atë rikthim. Pa u futur shumë në detaje, britaniku ka dhënë mendimin se si po shkon rikuperimin i ish-pilotit, në një prononcim të dhënë për “Online Betting Guide”.

Askush nuk ka marrë ndonjëherë kura mjekësore si këto që po merr Schumacheri. Nuk kam dëgjuar asgjë rreth gjendjes së tij, kështu që nuk mund të konfirmoj apo mohoj informacionet që qarkullojnë për të, por ajo që mund të them është se Michael po trajtohet nga skuadra më e mirë mjekësore në botë. Jam 100% i sigurt se asnjë qenie njerëzore në histori nuk ka pasur ndonjëherë trajtim si ky që po i bëhet Schumacher, pasi familja e tij i ka të gjitha burimet.