Gossip Showbiz

Dalin në dritë të tjera akuza kundrejt Wanda Nara-s! Po tani përse?!

Nuk ka paqe për Wanda Nara-n. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi. Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, bashkëshortja e sulmuesit të PSG-së ka marrë një ankesë të re, këtë herë nga një ish-punonjëse.

Siç tregohet në “America TV”, pas shkarkimit nga puna, Analía Albarado nisi një proces gjyqësor kundër ish-punëdhënëses Wanda Nara. Akuzat janë punë e paligjshme, nënshtrim, ngacmim, dëm moral dhe përndjekje. Gruaja në fjalë tregoi disa histori të pabesueshme rreth Wanda-s dhe marrëdhënies së saj me të Icardi dhe Lopez. Ajo shprehet:

Kam filluar të punoj me Wanda-n kur u nda nga Maxi Lopez, në dhjetor të vitit 2017. Aty kam qenë edhe kur ajo u martua me Mauro-n dhe me ta shkova në Itali. Më dukej një dasmë horror. Kisha frikë sepse ndodhën gjëra që nuk e imagjinoja kurrë se do t’i shihja në jetën time.

Gruaja, e cila ishte e punësuar si shërbëtore dhe dado për fëmijët, nisi gjyqin për tre milionë pesos, ose ndryshe rreth 128 mijë euro. Në atë kohë, Wanda dyshohet se ka bërë kërkesa shumë të ashpra për lëvizjet e Maxi López. Duke cituar deklaratën e ish-punonjëses, drejtuesi i programit televiziv “Intruders”, Gonzalo Vázquez, tha se:

Më duhej t’i informoja për të gjitha hapat e zotit Maxi López. Ata u sollën keq me mua dhe partnerin tim. Ata donin që ne të flisnim keq për Maxi López. Ata donin ta fusnin në burg, që të mos i shihte më fëmijët e tij….

Rikujtojmë se, mesazhi që futbollisti dhe gruaja agjente duan të përçojnë në publik është se jo vetëm që mes tyre ka shpërthyer paqja, por gjithashtu, djeg zjarri i pasionit. Të afruar me trupat e tyre të zhveshur, ai i mbuluar nga tatuazhet ndërsa ajo me të brendshme ngjyrë mishi, ndërsa dhurojnë emocione të forta. A thua të jenë “varrosur” përgjithmonë letrat e divorcit?