Së fundmi aktori Daniel Craig pasi ka portretizuar James Bond-in për 15 vjet ka shijuar një martini të fundit në nder të Agjentit 007, të martën në ‘The Tonight Show me yllin Jimmy Fallon. Aktori anglez 53-vjeçar piu pijen karakteristike të personazhit të tij ndërkohë që përfundoi turneun e tij në shtyp për filmin e tij më të fundit të Bond me titull ‘No Time To Die’.
Në fund të intervistës së tyre ndërkohë që po shijonin martinin ata u ngritën dhe përplasën gotat ndërsa publiku në studio duartrokiste. Jimmy Fallon u shpreh se:
Do të kisha nderin të tokja gotën e martinit me ju z.Bond. Zoti Craig. Faleminderit për gjithçka.
Pasi ata kthyen gotat, Daniel tha:
Faleminderit!
Daniel ngriti gotën e tij drejtuar publikut duke shënuar paraqitjen e tij të fundit në emisone dhe intervista si James Bond. Jimmy më herët vuri në dukje se Daniel ishte i vetmi mysafir në historinë e shfaqjes që erdhi tri herë për të njëjtin film, i cili u vonua disa herë për shkak të pandemisë koronavirus.
Ai përgëzoi Danielin që la gjurmën e tij në ekskluzivitetin dhe kohët e fundit u emërua një komandant nderi në Marinën Mbretërore Britanike. Në lidhje me këtë aktori u shpreh:
Është vërtet bukur për mua. Babai im ka qenë në marinë. Ai fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar. Dhe kështu do të thoshte shumë. Çfarë nderi, një gjë e pabesueshme dhe unë mund ta vendos atë në pasaportën time, mendoj.
Rikujtojmë gjithashtu se Daniel Craig është nderuar me yllin e tij tashmë në ‘Walk of Fame’ nga shoku i tij Rami Malek, i cili gjithashtu luan në filmin e ‘No Time To Die’ dhe gjithashtu nga producentët e ekskluzivitetit të James Bond, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.
Ceremonia e rrallë e ‘Walk of Fame’ u transmetua drejtpërdrejt në ‘Walk of Fame YouTube’ të mërkurën në mbrëmje. Aktori u nderua së pari nga Brokoli dhe Wilson, të cilët e bënë atë si ‘ agjenti 007’ në filmin e vitit 2006 ‘Casino Royale’. Wilson zbuloi se sa bamirës është Craig, përveç talentit të tij të dukshëm edhe në ekran, duke shtuar se ai është “më shumë se i kualifikuar” për këtë të mbajtur këtë titull.