Celebrities Magazine Ndryshe Showbiz

Dea Vieri: “Romeo Veshaj ka flirtuar me të gjitha gocat e shtëpisë”!

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania” Dea Vieri. Edhe pse ishte një lojtare shumë e fortë, ajo u skualifikua disa javë më parë edhe pse shumë afër 100 ditëshit. Në këtë intervistë ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për lojën.

Cilin banor, nga ata që janë aktualisht në shtëpi, ajo nuk do donte ta njihte jashtë?

Një person, për të cilin unë nuk kam shumë pëlqim të madh si lojtar po flas, por edhe aty brenda nuk kam patur ndonjë relatë shumë të mirë, është Romeo që për mua nuk është aty ku duhet të ishte. Mendoj se mund të kishte luajtur më mirë. Nuk është i formuar aq sa duhet dhe është më emocional sesa duhet. Më ka lodhur.

Në fillim të programit, u vu re një afrimitet i madh midis saj dhe Romeos, ku tek ky i fundit u dyshua se e ngacmonte atë vazhdimisht. Çfarë tha Dea për këtë?

Po, është e vërtetë. Është vetë nga natyra tip që flirton me të gjithë. Me të gjitha gocat.

Beson ajo tek dashuria e Romeos dhe Heidit?

Jo, jam shumë skeptike. Domethënë ishalla shpresoj se dashuria është e bukur. Meqënëse kanë bërë të gjithë këtë mesele që jemi bashkë, mirë do ishte që të ishin.