Bota

Del nga burgu influenceri kontrovers Andrew Tate!

Së fundmi një gjykatë në Rumani vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për influencerin kontrovers Andrew Tate dhe vëllain e tij Tristan, duke i lënë në arrest shtëpie. E njëjta masë u dha dhe për dy bashkëpunëtore, Georgiana Naghel dhe Luana Radu. Vëllezërit u arrestuan në dhjetor nga policia rumune dhe po hetohen për akuzat e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimin e një grupi të organizuar kriminal. Në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike.

Tate u bë i famshëm në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamzhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar. Tate është djali i një amerikani që ka punuar në Britaninë e Madhe si pjesë e Forcave Ajrore dhe që gjithashtu ishte një kampion shahu.

Në TikTok, videot me hashtag #AndrewTate kanë më shumë se 12,7 miliardë shikime. Në këto video përfshihen edhe ato ku kritikohet influenceri dhe stili i tij i jetës. Në intervistat që ai realizon në rrjetet sociale i përshkruan gratë si “përtace” dhe gjithashtu pretendon se “femra e pavarur” nuk ekziston. Rikujtojmë pas pas arrestimit reagoi aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg. Greta tha në një intervistë për ABC News se Tate e ka tallur atë pasi ndihej i kërcënuar nga njerëz si ajo.