Gossip

Modelja amerikane akuzon Andrew Tate se e mbajti “pa dëshirë” 6 javë në Dubai?

Modelja Brianna Stern ka ngritur akuza të reja ndaj Andrew Tate, duke pretenduar se ai ka orkestruar mbajtjen e saj të detyruar në Dubai për rreth gjashtë javë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Tate mësohet se ka bërë një kallëzim në policinë e Dubait në qershor, duke e akuzuar atë për shpifje online.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, një akuzë e tillë është vepër penale dhe personi nën hetim nuk lejohet të largohet nga vendi.

Stern, e cila punon si modele dhe udhëton shpesh në Dubai, tregon se më 27 shtator shkoi atje për punë, por më 12 tetor, kur tentoi të kthehej në SHBA, u ndalua në aeroport dhe u njoftua se kishte ndalim-udhtimi. Ajo thotë se postimet që autoritetet i atribuonin asaj kundër Tates janë të rreme.

Modelja pretendon se gjatë gjashtë javëve që pasuan, policia i sekuestroi telefonin, e mori vazhdimisht në pyetje dhe nuk e lejuan të largohej, ndërsa edhe Ambasada Amerikane nuk arriti ta ndihmonte.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga mbështetës të Tates.

Stern ka tashmë një urdhër ndalimi kundër Andrew Tate në SHBA, ndërsa padia e saj e përditësuar përfshin tani edhe akuza për burgosje të rreme dhe shqetësim emocional, përveç akuzave të mëparshme për sulm seksual.

Andrew Tate ende nuk ka reaguar publikisht për këto akuza të reja.