Botë e Çuditshme Tech

Destinacioni i pushimeve në të ardhmen sipas Jeff Bezos është…

Jeff Bezos, ish-CEO i Amazon dhe themeluesi i kompanisë së turizmit hapësinor ‘Blue Origin’ mendon se në të ardhmen njerëzit do të vizitojnë Tokën ashtu siç ata do të vizitonin Parkun Kombëtar ‘Yellowstone’. Bezos beson se ai dhe më të pasurit e botës së shpejti do të gjejnë një mënyrë për t’i bërë njerëzit specie ndërplanetare duke kolonizuar planete të ndryshme.

Gjatë një seance në Katedralen Kombëtare në Uashington, Bezos i tha administratorit të NASA-s, Bill Nelson se kompania e tij po fokusohet në largimin e industrisë më të dëmshme nga Toka në mënyrë që të ruhet planeti. Ai parashikon gjithashtu se, në të ardhmen mund të ketë fëmijë që hapësirën do ta quajnë shtëpinë e tyre.

Bezos po kërkon suksesin në industrinë e turizmit hapësinor dhe beson se një fazë tjetër më e madhe dhe më e orientuar drejt hapësirës pritet të fillojë.

Miliona njerëz do të lëvizin nga Toka në hapësirë me kalimin e kohës dhe ky është vizioni i ‘Blue Origin’, ku miliona njerëz do të punojnë në hapësirë. Gjatë shekujve, shumica ose shumë prej njerëzve do të lindin në hapësirë. Do të jetë shtëpia e tyre e parë. Ata do të lindin dhe do të jetojnë në këto koloni. Ata mund të vizitojnë Tokën ashtu siç do të vizitonin Parkun Kombëtar ‘Yellowstone’. Kjo Tokë mund të mbajë, le të themi, 10 miliardë njerëz në një shkallë të caktuar. Ne do të duhet të punojmë shumë për të kuptuar sesi ta bëjmë këtë pa shkatërruar planetin. Sistemi diellor mund të mbajë një trilion njerëz.

Së fundmi, rikujtojmë se Jeff Bezos po diskutohet pasi dhuroi 500,000 dollarë për bamirësi. Themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij Lauren Sanchez ishin të pranishëm në “Pacific Design Center” (qendër për nevojat e komunitetit të dizajnit, argëtimit, artit etj.) në West Hollywood për një event bamirësie dhe shuma që ai dhuroi nuk u prit aspak mirë madje shkaktoi zemërim në rrjet.

Një burim i brendshëm për njeriun e dytë më të pasur në botë tha se:

Të gjithë prisnin që ai të dhuronte diçka, por ai nuk e bëri. Pastaj dikush dhuroi një milion dollarë. Dhe më pas, pak më vonë, Bezos dhuroi 500,000 dollarë. Nga dhoma dëgjohej një rënkim. Nëse dikush tjetër mund të dhurojë një milion, Jeff Bezos mund të dhurojë më shumë se një milion.