Showbiz

Dhurata Dora dhe Soolking thyejnë rekord me hitin “Zemër”

Menjëherë pas lançimit projekti muzikor i Dhurata Dora në bashkëpunim me Soolking u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Javë pas jave kjo prurje ka qëndruar në kreun e “The Top List” duke u shndërruar në hit që është dëgjuar kudo përgjatë verës që lamë pas.

Vetëm 5 muaj pas publikimit, “Zemër” ka thyer rekord shikueshmërie në kanalin YouTube duke marrë mbi 300 milionë klikime duke e bërë një ndër bashkëpunimet më të dëgjuara shqiptare.

Kënga nuk është e famshme vetëm brenda kufijve shqiptarë por edhe jashtë saj. Këtë arritje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të disa postimeve në Insta Story ku thekson se pas këtij suksesi ka ardhur momenti për të publikuar një këngë të re.