Celebrities Gossip Showbiz

Diçka ndodhi në studion e “Më lër të flas” për këtë Halloween, vëllezërit Veshaj ‘tremben për vdekje’!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Sot me rastin e Halloween nuk mund të mos ndodhte diçka në studion e “Më lër të flas”. Të ndodhur në errësirë Donaldi dhe Romeo përballen papritur me diçka dhe duket se nuk ishte aspak e këndshme, por ‘tmerruese’. Këtë na e kanë zbuluar me këtë vidoew dhe vazhdimin do e shohim të shtunën në orën 21:00 në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

I ftuar herën e kaluar në emsionin “Më lër të flas” ka qenë Lorik Cana në një rrëfim ekskluziv. Lorik Cana ishte pjesë e delegacionit të presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri. Historike për vetë faktin se ishte hera e parë që një president francez vizitonte vendin tonë.