Celebrities Gossip Showbiz

Dikur armike, sot do të bashkëpunojnë? Rina dhe Melinda Ademi duket se po na paralajmërojnë një surprizë…

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, aq më shumë jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë kanë ngelur në të shkuarën.

Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka dhe ne urojmë të jetë kështu.

Padyshim si në çdo treg muzikor mes artistëve shpesh ka konflikte dhe së fundmi duket se një i tillë po ndodh mes Melindës dhe Kidës. E ftuar së fundmi në një emision në Kosovë, reperja u shpreh për këtë të fundit se kur e ka takuar Kida ka qenë shumë e ftohtë me të dhe për këë arsye janë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Melinda gjithashtu u shpreh se stili i dikurshëm këngëtares i ka pëlqyer më shumë, ndërsa tani nuk është më e njëjta.

Para vetëm 10 ditësh, Rina pubikoi projektin e saj më të fundit me titull ‘Fullerante’ dhe në kaq pak kohë ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.