Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka menduar këtë herë Rina Balaj me “Fullirante”?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

U bënë tashmë pak muaj që kur Rina ka publikuar projektin e saj muzikor e duket se tashmë ka ardhur koha që këngëtarja të publikojë një tjetër këngë. E duket se është duke punuar për këtë, pasi ditën e sotme ka publikuar një video me një sfond një pjesë nga projekti i ri muzikor, i cili do të titullohet “Fullirante” dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.

E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të  çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?