Celebrities Gossip Showbiz

Dikush i paska munguar shumë Dhurata Dorës…

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E duket se së shpejti do të kemi një surprizë nga Dhurata.

Disa orë më parë këngëtarja ka shpërndarë një sekuencë nga kënga e saj më e re ku na ka treguar dhe pak nga skenat e videoklipit. Bukuroshja na ka zbuluar dhe titullin e këngës që na zbulon pak dhe për çfarë do të flasë. “Sa m’ke mungu’ është titulli i surprizës më të re nga Dhurata.

Ende nuk ka një datë publikimi, megjithatë Dhurata është shprehur se do të vijë shumë shpejt.

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.