Health & Beauty Lifestyle

Dikush që keni përzemër vuan nga depresioni?! Ja si mund t’i vini në ndihmë!

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë tendenca të kenë më shumë mendime gjatë ditës, kryesisht negative dhe askush nuk mundet t’i kuptojë se si ndihen ata. Në situata të tilla, nuk mundesh që thjesht të takohesh me të dhe t’i thuash çfarë të duash. Por, duhet ta vëzhgoni atmosferën dhe t’i afroheni personit në fjalë në një mënyrë që nuk e ofendoni atë.

Duhet të keni kujdes me fjalët dhe sjelljet, pasi që çdo gjë mund ta lëndojë atë. Në raste depresioni njerëzit ndihen vetëm. Ata ndihen sikur nuk ka ndonjë njeri në botë me të cilin mund t’i ndajnë ndjenjat dhe emocionet e tyre.

Prandaj, tregojini atyre që nuk janë vetëm dhe se jeni me ta në të mirat dhe këqijat e tyre. Njerëzit bien në depresion kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, apo kur pushtohen nga ndjenja e fajit. Ata e humbin besimin dhe mendojnë se për çdo gjë është faji i tyre, gjë që e keqëson situatën. Prandaj, uluni me ta dhe bëni të kuptojnë që jo çdo gjë është faji i tyre.

Bëjeni personin t’ju besojë që ju shqetësoheni dhe se do të bëni çdo gjë për të. Kaloni kohë së bashku dhe tregojini se do të jeni gjithmonë aty për ta. Çdo gjë ndryshon me kalimin e kohës, prandaj duhet të keni durim.

Me afrimin e netëve të gjata të dimrit, orët kthehen prapa dhe moti bëhet më i zymtë, po ashtu edhe disponimi ynë. Çrregullimi emocional sezonal (SAD) është, siç sugjeron shkurtimi, ndjenja e trishtimit gjatë stinës së dimrit. Kjo mund të prekë deri në dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Ka një sërë shkaqesh, duke përfshirë ekspozimin e reduktuar ndaj dritës së diellit, që çon në nivele më të ulëta të melatoninës (hormoni i gjumit) dhe serotoninës (hormoni i lumturisë), ndryshimi i oreksit dhe çrregullimet e modeleve të gjumit. Pra, nëse ndiheni pak të mërzitur ndërsa i ftohti zbret, këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të ndiheni pak më të lumtur këtë sezon të trishtuar.