Health & Beauty Lifestyle

Dimri çregullon ciklin tuaj menstrual dhe ka 2 arsye pse ndodh kjo!

Jemi zyrtarisht në stinën e dimrit dhe ditët e ftohta janë rikthyer. Është ftohtë, errësohet herët dhe sëmureni më lehtë. Dhe si të mos mjaftonin këto arsye, muajt e dimrit ‘prekin’ edhe ciklin tuaj menstrual. Sipas Dr Preethi Daniel, drejtoreshë në klinikën e mjekëve në Londër, është një gjë e njohur për gratë që të ankohen se periodat po keqësohen në dimër. Ndryshimi kryesor, shpjegon Dr.Daniel, është sa kohë do të zgjasë hemoragjia.

Dimri mund të ketë një ndikim në gjatësinë e ciklit. Një letër e botuar në vitin 2011 zbuloi një nivel më të rritur të hormoneve, frekuencë më të madhe të ovulacionit dhe cikle më të shkurtra me 0.9 ditë në verë krahasuar me dimrin. Kjo u shfaq edhe tek gratë që jetonin në klimat më të ngrohta krahasuar me ato që jetonin në temperatura të ftohta. Nëqoftëse jeni personi i cili vuan nga periodat e vështira, asnjë zgjatje e dhimbjes nuk është ajo që ju dëshironi.

Daniel shpjegoi gjithashtu se gratë mund të ankohen për simptoma më të këqija para menstruacioneve gjatë muajve të ftohtë.

Dimri do të thotë të kalojmë më shumë kohë brenda, të dalim më pak jashtë dhe të hamë më shumë. Kjo mund të ketë një efekt të keq në simptomat para menstruacioneve pasi është gjetur se gratë që janë më aktive kanë cikle shumë më të rregullta dhe më të menaxhueshme sesa ato që nuk kanë aktivitet fizik.

Në përgjithësi, edhe pse e bezdisshme, konsiderohet normale për të parë këto ndryshime të lehta në periodat tuaja gjatë dimrit. Ndërkaq, nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona.

Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të keni vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta. Zbuloni në këtë link tre nga faktorët kryesorë se pse periodat tuaja janë të çrregullta dhe nuk arrini dot në një balancë të tyre.

Shumica e femrave janë mësuar me termat ‘dhimbje koke’, ‘dhimbje barku’, ‘gjakderdhje’ kur vjen fjala tek ardhja e periodave. Megjithatë duket se ato që ju i mendoni si gjëra krejt normale gjatë periodave, janë në fakt një mënyrë përmes të cilit trupi juaj kërkon t’ju tërheq vërejtjen për diçka edhe më të rrezikshme. Ndërkaq, ti mund të jesh duke e bërë vetë më të vështirë atë periudhë duke bërë këto gabime që ta shtojnë sikletin gjatë atyre ditëve.