Health & Beauty

Gabimet që bëni më shpesh gjatë ditëve kur jeni me perioda!

Shumica e femrave janë mësuar me termat ‘dhimbje koke’, ‘dhimbje barku’, ‘gjakderdhje’ kur vjen fjala tek ardhja e periodave. Megjithatë duket se ato që ju i mendoni si gjëra krejt normale gjatë periodave, janë në fakt një mënyrë përmes të cilit trupi juaj kërkon t’ju tërheq vërejtjen për diçka edhe më të rrezikshme.

E vërteta është se periodat tipike të një gruaje, nuk do të thonë se janë universale. Ndërkaq, ti mund të jesh duke e bërë vetë më të vështirë atë periudhë duke bërë këto gabime që ta shtojnë sikletin gjatë atyre ditëve.

1.Harron të pish pilulën (më shumë sesa një herë)

Cili është shkaku më i madh për simptomat paramenstruale? “Një ndryshim i pabalancuar i hormoneve”,-thotë Sherry Ross, gjinekolog amerikan. Duke qenë që pilula luan me gjithë sistemin tënd hormonal, po ta harrosh më shumë sesa tri herë, mund të sjellë hemorragji të parregullt. Gjithashtu duhet të dish diçka për kontraceptivët dhe ciklin: të gjitha metodat mund t’i ndikojnë periodat në mënyra të ndryshme, prandaj duhet të konsultohesh me mjekun.

2.Je shumë e stresuar

“Stresi bën që trupi të çlirojë kortizol, hormoni i sherreve dhe fluturimeve dhe kjo gjendje konstante mund të ndryshojë ciklin ose të shkaktojë të përmuajshme, të parregullta ose vonesa”- thotë autori i ‘V Is for Vagina’.

3.Nuk fle sipas një orari

Nuk është gjithmonë e mundur të flemë tetë orë. Por, një studim i botuar në revistën ‘Health Care Women International’ thotë se shqetësimet e gjumit, të dhëna të marra nga infermieret që punojnë me turne, mund të shkaktojnë parregullsi në cikël. Nëse nuk fle sa duhet, mund të kesh perioda më të gjata.

4.E tepron me kafe

Një nga pasojat emocionale të simptomave paramenstruale është ankthi, tensioni, pagjumësia dhe nervozizmi. Dhe kur ti pi kafen për t’u çuar nga shtrati dhe për të nisur punën, rrit shanset për të përjetuar këto simptoma.

5.Udhëton shpesh

Po të bësh udhëtime të largëta, niveli i ulët i prodhimit të melatoninës ndikon gjumin. Trupi do të përshtatet me vendin ku ndodhesh, por ndërkohë, duhet të presësh një vonesë të periodave.

6.E tepron me pijet

Alkooli, si është i mirë për të festuar me miqtë pas pune rritjen e rrogës, është shumë i keq për periodat. Ekspertët thonë që pijet e shumta, zgjasin dhembjet dhe ngërçet.

7.Bën shumë stërvitje

Ushtrimet e përditshme dhe stresi trupor mund të çojnë në disbalanca hormonale. Por, para se të përdorësh periodat si justifikim që ta anulosh palestrën e të rrish gjithë ditën duke parë filma, ushtrimet e lehta, të rregullta për 30 minuta në ditë mund të eliminojnë sherret e ditëve të ciklit. Nga ushtrimet çlirohet endorfinë. Endorfina të bën të lumtur.