Fituesja e çmimeve ‘Grammy’, Megan Thee Stallion, së fundmi është diplomuar në Universitetin e Teksasit Jugor gjatë fundjavës me një diplomë bachelor në fushën e administrimit shëndetësor.
Reperja e njohur ndau me fansat e saj tre foto nga ceremonia, tek të cilat ajo tregonte kapelën e saj me një nga titujt e këngës së saj më të suksesshme të vitit 2019.
2021 më në fund e diplomuar. Duke bërë fotot e mia të diplomimit sot, mezi pres që t’i shihni të gjithë.
Në qershor të vitit 2020, kryesuesja e top-listës shpjegoi se pse nuk e la që edhe fama që fitoi ta pengonte dëshirën e saj për të vazhduar shkollimin. Në një intervistë me ‘People’ ajo u shpreh se:
Dua të marr diplomën time sepse me të vërtetë dua që nëna ime të jetë krenare.
Rikujtojmë se Megan Thee Stallion ka nisur sezonin e ‘Hottieween’ dhe këtë e bëri të ditur duke zbuluar kostumin e saj ‘Hellraiser Pinhead’ të dizajnuar nga Bryan Hearns. Stilistja Zerina Akers zbuloi se pamja e Megan-it ishte frymëzuar nga krijimi i Marco Marco i ‘Gottmik’ nga finalja e sezonit të 13 -të të ‘RuPaul’s Drag Race’, e cila u transmetua më 23 prill.
Në fotot e saj të postuara në rrjetin social Instagram për 56 milionë ndjekësit e saj, artistja e njohur ka shkruar se:
Dhimbja ka një fytyrë. Më lejoni që t’jua tregoj. Zotërinj unë jam dhimbja.
Vlen për t’u përmendur gjithashtu se reperja amerikane Megan dhe i dashuri i saj gjithashtu reper, Pardi Fontaine para pak ditësh kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Megan ka postuar në profilin e saj në Instagram një kolazh me foto të çmendura të tyre, që risjellin në kujtesë kohën e kaluar së bashku. Në mbishkrim shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, shkruan:
Një vit argëtim me ty.