Celebrities Gossip Music Showbiz

Megan Thee Stallion zgjedh ta festojë ‘Halloween’ në mënyrën më unike që askujt nuk ia priste mendja!

Tre herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’-t, Megan Thee Stallion ka nisur sezonin e ‘Hottieween’ dhe këtë e bëri të ditur duke zbuluar kostumin e saj ‘Hellraiser Pinhead’ të dizajnuar nga Bryan Hearns. Stilistja Zerina Akers zbuloi se pamja e Megan-it ishte frymëzuar nga krijimi i Marco Marco i ‘Gottmik’ nga finalja e sezonit të 13 -të të ‘RuPaul’s Drag Race’, e cila u transmetua më 23 prill.

Në fotot e saj të postuara në rrjetin social Instagram për 56 milionë ndjekësit e saj, artistja e njohur ka shkruar se:

Dhimbja ka një fytyrë. Më lejoni që t’jua tregoj. Zotërinj unë jam dhimbja.

Rikujtojmë se reperja amerikane Megan dhe i dashuri i saj gjithashtu reper, Pardi Fontaine para pak ditësh kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Megan ka postuar në profilin e saj në Instagram një kolazh me foto të çmendura të tyre, që risjellin në kujtesë kohën e kaluar së bashku. Në mbishkrim shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, shkruan:

Një vit argëtim me ty.

Në muajin shkurt, reperja e njohur njoftoi dhe pranoi në një Instagram Live se ajo dhe Pardi ishin së bashku. Ajo tha se:

Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat në internet. Njerëzit nuk e dinë për çfarë flasin, ata thjesht nuk thonë asgjë. Nuk më pëlqeu ajo që ata po përpiqeshin të thoshin për Pardin sepse ai është aq i qetë dhe aq i ëmbël. I dashuri im më bën shumë të lumtur dhe definitivisht kujdeset për mua. Ai e bën trurin dhe zemrën time të ndihet mirë.

Këngëtarja e “Cry Baby” vuri në dukje se lidhja e saj emocionale me Pardi sjell një dinamikë të veçantë në marrëdhënien e tyre dhe vijoi duke thënë se:

Kjo është një gjë e madhe për mua sepse ai më frymëzon dhe ne thjesht ndihemi si një ekip i vërtetë. Ai është partneri im.