Health & Beauty Lifestyle

Disa këshilla se si të kujdeseni për shëndetin e mirë të syve!

Problemet me shikimin mund të ndikojnë seriozisht në jetën tuaj me kalimin e kohës, duke ulur cilësinë e jetës dhe duke shtuar rrezikun e depresionit, diabetit dhe probleme të tjera shëndetësore, thekson në një publikim Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Praktikimi i disa zakoneve të thjeshta dhe të përditshme mund t’ju ndihmojë të përmirësoni shëndetin e syve. Ja 10 gjërat që duhet të bëni:

  1. Mbani syze dielli.
  2. Bëni pushime nga puna në kompjuter.
  3. Bëni pushim edhe nga leximi i librave.
  4. Ecni, bëni stërvitje, palestër.
  5. Dilni në ambient të hapur.
  6. Mos pini duhan.
  7. Konsumoni vakte të balancuara.
  8. Shmangni fërkimin e syve.
  9. Lani duart.
  10. Hiqni make up-in.

Përveç rrathëve të zeza që na shfaqen nën sy, shfaqen edhe ato të verdha. Një numër i madh njerëzish nuk flenë siç duhet. Mungesa e gjumit mund të çojë në mosfunksionime të panumërta duke çuar gjithashtu në shfaqjen e rrathëve të zinj apo të verdha poshtë syve. Megjithatë, faktorë të ndryshëm mund të çojnë në rrathë të errët me nuanca të verdhë, kafe, vjollcë ose blu.

Për fat të mirë, rrathët e verdhë poshtë syve zakonisht nuk janë për t’u shqetësuar. Mirëpo, nëse keni ënjtje, kruajtje ose skuqje në sy ose rreth syrit, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut. Rrathët e errët me nuanca të verdha janë zakonisht rezultat i gjenetikës, dermatitit, alergjive, hormoneve, plakjes, qarkullimit të dobët të gjakut, ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve të diellit, konsumit më të madh të kripës ose mungesës së gjumit.