Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

DJ Adam Reeves zbulon disa nga këngët që përfaqësojnë vitet më të arta të muzikës dhe rinisë shqiptare!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves. Me një karrierë prej një dekade, DJ Adam Reeves është shfaqur si një nga figurat më të shquara në skenën e muzikës elektronike në Shqipëri. Ai është i njohur për performancat e tij energjike, bashkëpunimet e profilit të lartë dhe diskografinë e tij të larmishme. Ai na ka treguar më shumë se si nisi rrugëtimi i tij në muzikë dhe jo vetëm…

Lidhur me se çfarë e frymëzoi atë që të merrej me muzikë, Adam Reeves përgjigjet:

Një pasion i hershëm që i vogël dhe dëshira e madhe për ta ndjerë muzikën, më bëri që të futesha në këtë rrugë. Artistët e parë që më kanë frymëzuar kanë qenë Eiffel 65, një grup italian. Kryesisht jam fokusuar tek DJ dhe producentët italianë më shumë, edhe kasetat e para i kam pasur italiane.

Adam Revees ndau me ne dhe disa nga këngët më me impakt të fillim viteve 2000. Ai bëri gjithashtu dhe diferencën lidhur me atmoferën e muzikës asokohe dhe tani…

1. Bob Sinclar – World Hold On

Kjo është një këngë pas millenniumit që unë e pëlqej më së shumti. Është një këngë me mesazh, që përcjell emocion dhe është një ndër këngët më të bukura që është bërë pas viteve 2000.

2. Capital T – U bo vonë

Kjo ka qenë një nga këngët ikonë të atyre viteve, është shumë e bukur. Fakti që po e këndonim edhe ne këtu në studio do të thotë që merr notën 10. Luhej shumë nëpër lokale dikur. Ka pasur energji tjetër Tirana atë kohë. Kanë qenë vitet më të arta të muzikës dhe rinisë shqiptare.

 

3. Pitbull ft. Marc Anthony – Rain Over Me

Pitbulli ishte shumë i përfolur në atë kohë për shkak të jetës së tij më të mëparshme, por që më pas bëri boom. Kur erdhi ky bashkëpunim pastaj më Marc Anthony ishte hit.

4. Daft Punk – One More Time

Daft Punk janë një duo franceze, nuk ia kemi parë kurrë fytyrën dhe kanë qëndruar anonim. Janë shfaqur gjithmonë me maskë nëpër performanca. Prej një dekade të gjatë tashmë, janë ikonë e muzikës elektronike dhe dance. Kanë qenë këngë që kanë qenë pjesë e performancave të mia. Ka muzikë të bukur, tekste të bukura prandaj i lidh me mua.