Celebrities Gossip Showbiz

“Do të jem gjithmonë me ty”, fjalët e partnerit për Fjoralbën janë ato që do të donte të dëgjonte çdo vajzë!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ashtu si ka bërë edhe pak orë më parë, ku ka ndarë me ne një pusullë kaq romantike që na tregon sa shumë kujdeset Françesko për të. Por dhe reagimi i bukuroshes na shkriu zemrën’, pasi e cilësoi partnerin e saj si më të mirin.

Të dua shumë. Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lart. Unë do të jem gjithmonë me ty!

Në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.