Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Do të ‘lëpini gishtat’, përbërësi sekret që i shton shije picës së gatuar në shtëpi!

Sigurisht të porosisni ushqim nga jashtë teksa jeni duke parë serialin tuaj të preferuar është gjëja më e mirë që mund të bëni, por asgjë nuk krahasohet me gatimin në shtëpi. Është bukur të porosisni pica, por edhe më bukur është kur e gatuani vet atë. Ka shumë receta të ndryshme si për brumin ashtu edhe për salcën. Megjithatë, ekziston një truk për të cilin jo shumë njerëz e dinë dhe do të nxjerrë në pah shijen në brumin tuaj dhe gjithashtu do ta bëjë atë më krokant.

Sekreti është djathi parmixhano i grirë, të cilin do ta vendosni në brumë kur ta bëni. Nuk ka nevojë për një sasi të madhe. Përveç shijes shtesë që do t’i shtojë picës, parmixhano do të japë një strukturë më të trashë dhe brumi do të bëhet edhe më i freskët. Disa prej jush e përdorin për ta spërkatur mbi makarona. Rezulton se parmixhani nuk është bërë njësoj si shumica e djathërave tradicionalë, që bëhen pikërisht nga qumështi i lopës.

Në vend të kësaj, njerëzit u tronditën kur zbuluan se kjo varietet është bërë nga stomaku i një viçi ose qengji. Ai kombinon qumështin, kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla dhe ato zakonisht theren gjatë procesit. Ndërkaq, ju rikujtojmë se pica “Louis XIII” (Luigji i 13-të) e shefit italian, Renato Viola konsiderohet si pica më e shtrenjtë në botë dhe kushton 8300 euro. Ajo përbëhet nga tre lloje havjari, karavidhe, cikada deti dhe disa pika konjak “Remy Martin Louis XIII”.