Food & Drink Health & Beauty

Ju zbulojmë një sekret për djathin parmixhano!

Nëse edhe ju e shoqëroni çdo gjë me djathë parmixhano jeni në artikullin e duhur. Disa prej jush e përdorin për ta spërkatur mbi makarona ose të pjekur në parmigiana krokante pule. Ndërkaq, ne ju themi se do të ndryshoni mendje pasi të zbuloni se si është bërë ky lloj djathi. Rezulton se parmixhani nuk është bërë njësoj si shumica e djathërave tradicionalë, që bëhen pikërisht nga qumështi i lopës.

Në vend të kësaj, njerëzit u tronditën kur zbuluan se kjo varietet është bërë nga stomaku i një viçi ose qengji. Ai kombinon qumështin, kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla dhe ato zakonisht theren gjatë procesit. Njerëzit ishin të neveritur nga zbulimi në fjalë, aq sa e konsideruan si diçka të tmerrshme, ndërsa ngriti pyetjen se përse njerëzit duhet të hanë të vegjlit e viçit apo të qengjit.

Por, pati edhe nga ata që i dolën në “mbrojtje” kësaj gjëje, duke thënë se shumë marka të njohura përdorin mullëz artificiale. Rikujtojmë, se djathi gruyère nga Zvicra, mori çmimin kryesor në konkursin “World Cheese Awards 2022”, duke u përzgjedhur si më i miri nga 4434 djathëra të prodhuara në 42 vende të botës. Djathi ka tepër rëndësi për trupin tuaj dhe nevojat ushqyese, megjithatë ekspertët kanë disa këshilla kryesore se cili lloj ju sjell më tepër përfitime. Ka një mënyrë për ta arritur këtë, duke përdorur një material të thjeshtë.