Auto & Moto

Do t’ju duhet të prisni edhe pak për G-Wagon elektrik të Mercedes-Benz!

G-Wagon elektrik i Mercedes-Benz do të dalë në treg në mesin e vitit 2024. Këtë ka pohuar presidenti i kompanisë Ola Källenius këtë javë. Källenius tha gjithashtu se ai drejtoi një version prototip të SUV-së elektrik në objektin e testimit të kompanisë në Graz, Austri dhe u largua i bindur se e ardhmja e aventurës jashtë rrugës është elektrike.

Kur Mercedes zbuloi për herë të parë një version koncept të SUV-së elektrik në shtator 2021, kompania nuk do të konfirmonte asnjë plan prodhimi. Në fakt, vetë Källenius tha në vitin 2019 se nuk ishte i sigurt nëse G-Wagon do të kishte një të ardhme. Tani duket sikur një version elektrik i fuoristradës është në ‘rrugë e sipër’.

Pavarësisht kësaj, Mercedes ende nuk ka zbuluar ndonjë vlerësim për rrezen, madhësinë e baterisë ose fuqinë dalëse. Megjithatë, versioni koncept kishte lëvizje me të gjitha rrotat dhe është e arsyeshme që edhe versioni i prodhimit do të jetë i tillë. Ashtu si shumica e koncepteve, G-Wagon-i elektrik që pamë në 2021 ishte më shumë “një ushtrim dizajni “se sa makinë Ishte përpjekja e parë se si Mercedes-Benz mund të modifikojë gjeneratën e re të G-Class.

Rikujtojmë, se makina e shumëpritur Mercedes-Benc EQS SUV është kompletuar me të gjitha detajet dhe është i gatshëm për porosi. Klientët evropian tani mund t’i porositin makinat e tyre dhe dërgesat mund të arrijnë duke filluar nga dhjetori, teksa disa makina mund të arrijnë edhe më herët. EQS SUV u bë zyrtare në prill, por vetëm tani ju mund ta blini një të tillë. Makina u prodhua në SHBA në fabrikën CO2 Neutrale Tuscaloosa në Alabama.