Auto & Moto

Mercedes-Benz EQS SUV tanimë në treg, njihuni me çmimet!

Makina e shumëpritur Mercedes-Benc EQS SUV është kompletuar me të gjitha detajet dhe është i gatshëm për porosi. Klientët evropian tani mund t’i porositin makinat e tyre dhe dërgesat mund të arrijnë duke filluar nga dhjetori, teksa disa makina mund të arrijnë edhe më herët. EQS SUV u bë zyrtare në prill, por vetëm tani ju mund ta blini një të tillë. Makina u prodhua në SHBA në fabrikën CO2 Neutrale Tuscaloosa në Alabama.

Fillimisht janë në dispozicion dy opsione, EQS 450+ çmimi fillestar i të cilës është 110,658 euro dhe EQS 580 4MATIC çmimi i të cilës fillon nga 135,291 euro. Ekzistojnë tre veshje kryesore në dispozicion për secilin prej modeleve, e jashtme standarde me të brendshme Electric Art, Electric Art e brendshme dhe e jashtme dhe AMG Line e jashtme dhe e brendshme. Në varësi të modelit të zgjedhur, në dispozicion janë pesë paketa të ndryshme të makinës, Advanced, Advanced Plus, Premiu, Premium Plus dhe ajo që qëndron në krye, Business Class.

Rikujtojmë se ka filluar prodhimi i hiper-makinës së parë nga 275 të planifikuara të Mercedes-AMG One në fabrikën e ndërtuar posaçërisht për të në Coventry të Mbretërisë së Bashkuar. Pas më shumë se pesë vite në zhvillim, duke përfshirë vonesat e detyruara nga puna për të përshtatur motorin hibrid temperament Grand Prix të makinës për përdorim rrugor, makinat e para për klientët po montohen në fabrikën e ndërtuar në vendin që dikur quhej “qyteti motorik” i Britanisë.