Semaforët në të gjithë botën mund të ndryshojnë pasi ekspertët planifikojnë të shtojnë një dritë të katërt mes vrullit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Studiuesit në shtetin e Karolinës së Veriut kanë propozuar një sistem të ri të sinjaleve të trafikut në kryqëzime të rrugës një “dritë të bardhë me Inteligjencë Artificiale” për të lehtësuar bllokimin e qytetit.
Shkencëtarët sugjerojnë se kjo do të lehtësonte bllokimin në trafikun e qytetit dhe do të ulte konsumin e karburantit të shoferëve, duke u kursyer shoferëve para me kalimin e kohës. Drita e katërt do të përdoret për të rregulluar trafikun për automjetet me sistem vetë-drejtues dhe do të sinkronizohen me sistem e tyre kompjuterike, sipas studiuesit kryesor Ali Hajbabaie.
Hajbabaie dhe ekipi i tij provuan dhe testuan konceptin e “dritës së bardhë” në simulatorët kompleksë të mikro-trafikut, të cilët ishin akorduar për të parashikuar situatat e ndryshme që mund të ndodhnin në rrugë dhe se si do të reagonin makinat vetë-drejtuese ndaj tyre. “Automjetet me sistem autonom përmirësojnë rrjedhën e trafikut, pavarësisht nga prania e semaforit të bardhë”,-tha Hajbabaie.