Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni dhe Era Istrefi arrijnë një super sukses me “Hala”!

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale lidhur me njëri-tjetrin. Në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘. Don Xhoni është siguruar që të kapë pjesën ku bukuroshja thotë: “Po don me investu n’mu si crypto”, ndërkohë që një nga këngët e tij quhet ‘Crypto’ dhe mund ta dëgjoni teksa thotë: ‘He he’. Pas këtij veprimi, Don Xhoni dhe Era u fotografuan së bashku, gjë që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në rrjet se çfarë i lidh dy artistët.

Para pak ditësh të dy artistët kanë konfirmuar në rrjete e tyre në Instagram kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, duke postuar kështu disa foto shumë provokuese që duket të jenë shkëputur gjatë xhirimeve të klipit. Kënga titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 2 milion klikime, e pritshme kjo nga një bashkëpunim nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Katile”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Së fundmi  Xhonatani ka publikuar një video ku na tregon makinat e tij që për hir të së vërtetës janë mjaft të kushtueshme.