Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni shfaqet duke dëgjuar këngën më të re të Erës, mos ndoshta do të presim një bashkëpunim prej dyshes?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij më të fundit ndoshta mund të keni humbur një detaj. Teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘. Don Xhoni është siguruar që të kapë pjesën ku bukuroshja thotë: “Po don me investu n’mu si crypto”, ndërkohë që kënga më e fundit e tij quhet ‘Crypto’ dhe mund ta dëgjoni teksa thotë: ‘He he’.

Nuk dihet nëse reperi nga Drenica ka dashur të tregojë përdorimin e së njëjtës fjalë apo mes tyre mund të presim një bashkëpunim mes dyshes që do të ishte një kombinim shumë interesant për sezonin veror.

Shpesh në këngët e tij kemi dëgjuar fraza të cilat bëhen shumë të famshme, e ashtu si ka qenë një ndër to dhe kënga hit ‘Make a pose’. Kjo e fundit asokohe u bë virale, ku u kthye gjithashtu në një sfidë TikTok e zhvilluar nga shumë të famshëm edhe ndërkombëtar. Por, duket se sukseset e këtij djali kaq të ri në moshë nuk kanë të ndalur. Sërish po flasim për TikTok-un dhe mund të themi se tanimë është rikthyer në një fenomen. Hashtagu #donxhoni ka mbi 1.8 bilion klikime duke shënuar kështu një super sukses.