Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni na prezanton me makinat e tij luksoze!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Katile”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Teksa para pak minutash, Xhonatani ndau me ne një video ku na tregon makinat e tij që për hir të së vërtetës janë mjaft të kushtueshme.

Epo kur punon, shpërblehesh…

Mesa duket shumë shpejt do të kemi një surprizë, jo vetëm nga ai por dhe nga reperi i njohur Fero, i cili së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja. Pak ditë më parë, ky i fundit ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.