Celebrities Gossip Music Showbiz

Don Xhoni dhe Era Istrefi tashmë dëgjohen edhe nëpër botë!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 11 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 9.5 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Por, jo vetëm kaq,  pasi projekti i dyshes u bë trending ndërkombëtarisht dhe tashmë Don Xhoni na ka treguar se kënga është numër 38 më e dëgjuara në botë.

E duket se Xhonatani nuk ka të ndalur. Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një video në makinë duke improvizuar këngën e re, e cila duket se do të publikohet së shpejti dhe se do të bëj shumë bujë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtbasheohet muzikës, por së fundmi ka zgjedhur të na tregojë këtë pjesë të tij që nuk e reklamon shpesh.