Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni numëron miliona klikime në projektin më të fundit muzikor edhe pse jo në bashkëpunim!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijë miliona klikime në platformën YouTube. E kjo verë nuk përfundoi me kaq për Don Xhonin, i cili vetëm dy javë më parë publikoi ‘A m’don’ që ka arritur plot 10 milion klikime duke rezultuar kështu një super sukses edhe pse jo në bashkëpunim si shumë prej artistëve të tjerë. Këtë e ka brë me dije vetë artisti me anë të një Instastory.

10 milion edhe vazhdojmë… 

Një lajm që ishte kryefjalë e çdo portali ishte ‘zënka’ mes dy vëllezërve të showbiz-it, Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Artistët arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.