Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm që konfirmoi se ishte e gjitha një lojë, por Don Xhoni bën deklaratën e fortë për Butrint Imerin!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Para pak javësh artisti festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që Butrinti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon. Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë patur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një ‘krisje’ i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale.

Dy djemtë gjithashtu nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në Instagram. E me anë të disa postimeve ‘thumbuese’, Butrinti dhe Don Xhoni arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.

E ishte Don Xhoni ai që disa orë më parë, teksa ka ripostuar foton e menaxherit të të dy djemve ku shfaqen krah për krah njëri- tjetrit ka bërë dhe deklaratën e fortë për ta:

Jam i gjithi për këta të dy, ta dinë të gjithë këtë punë. Deri në fund.

Mos ndoshta tani duhet ‘t’i shpërblejnë’ ndjekësit me një bashkëpunim?