Celebrities

Doni të zbuloni se kush kryeson listën e “Social Top 5” këtë javë?

Si çdo javë në emsionin e “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Lidhur edhe me zhvillimet më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, së bashku edhe me të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me një nga fenomenet siç është “Big Brother VIP”, në këtë rubrikë monitorohen personazhet të cilët kanë arritur që të shtojnë më shumë ndjekës gjatë javës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë javë ku në fokus kanë qenë VIP-at e “Big Brother”. Ata gjithmonë vendosen në qendër të vëmendjes për çdo veprim që bëjnë dhe për çdo mendim që thonë. Ja se cila është renditja e personazheve shqiptarë të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë.

Personazhet Shqiptarë

5. Në vendin e pestë ndodhet një nga banorët e rinj të “BBV”, Arbër Sulstarova i cili ka shtuar 1 mijë ndjekës.

4. Opinionisti Arbër Hajdari gjithashtu ka shtuar 3 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

3. Balina Bodinaku gjithashtu është opinionistja e “Big Brother VIP” e cila këtë javë ka shtuar plot 5 mijë e 700 ndjekës.

2. Në vendin e dytë për këtë javë ndodhet Dj Dagz, i cili edhe pse është larguar është përsëri në qendër të vëmendjes. Këtë javë ai ka shtuar 8 mijë e 600 ndjekës.

1. Bukuroshja Einxhel Shkira, po bën javë tashmë që qëndron në krye të klasifikimit në “Social Top 5”, këtë herë ajo ka shtuar plot 9 mijë ndjekës në Instagram.

Nuk mund të lihen pas edhe personazhet e huaj, të cilët jo vetëm janë fejuar por edhe janë në pritje të një fëmije apo po ngrihen dita ditës për shkak edhe të lidhjeve të reja. Ja se cila është renditja e personazheve të huaj të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë.

Personazhet e huaj

5. Julia Fox, aktorja e cila u bë e njohur tanimë nga lidhja me Kanye West ka arritur që të shtojë 1 mijë e 100 ndjekës këtë javë, duke kapur kështu edhe numrin prej 1 milion ndjekës.

4. Megan Fox, ka arritur që të renditet në vendin e katërt këtë javë, pasi mori edhe propozimin e bukur nga Machine Gun Kelly. Bukuroshja ka shtuar plot 300 mijë ndjekës.

3. Në vend të tretë ndodhet artistja e njohur Camila Cabello, e cila ka shtuar 1 milion ndjekës këtë javë në rrjetin e saj social Instagram.

2. Pas Camila-s ndodhet ish-partneri i saj, Shawn Mendes i cili këtë javë ka arritur të shtojë më shumë se 3 milon e 300 ndjekës.

1. Në vend të parë ndodhet biznesmenia dhe njëkohesisht ylli i “KUWTK”, Kylie Jenner e cila ka shtuar më shumë se 4 milion ndjekës.