Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Dorëzohet” Kim Kardashian, poston për herë të parë foto me të dashurin e saj, Pete Davidson!

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Pete Davidson me anë të disa fotove të publikuara në rrjetin social Instagram. Ky veprim vjen disa javë pasi 41-vjeçarja u shpall ligjërisht beqare. Kim ka publikuar një kolazh fotosh me të dashurin e saj 28-vjeçar, ku ata shfaqen duke dhuruar puthje me njëri-tjetrin dhe duke bërë selfie së bashku.

Aktualisht, llogaria e Davidson në Instagram është e çaktivizuar, pas sulmeve të përsëritura të ish-bashkëshortit të Kim, Kanye West, kundër tij. Kardashian dhe Davidson fillimisht ndezën thashethemet se po dilnin bashkë kur u panë të kapur për dore në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor. Një burim pohoi se themeluesja e “SKIMS” e sheh statusin e saj beqare si një hap pozitiv përpara në divorcin e saj nga reperi.

Kim, e cila ndan fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm me Kanye, fillimisht paraqiti kërkesë për divorc nga këngëtari në shkurt të vitit 2021, pas gati shtatë vitesh martesë. Edhe pse ndarja e tyre filloi me kushte miqësore, falë postimeve shqetësuese të Kanye në mediat sociale gjatë javëve të fundit, gjërat kanë marrë një kthesë më dramatike.

Ndërkaq, së fundmi në një intervistë për revistën “The Variety”, Kim Kardashian i dha një mesazh të gjitha vajzave dhe grave se çelësi i vetëm i suksesit, është puna. Por komenti i saj nuk u prit aspak mirë e pati reagime të ashpra në rrjetet sociale. Një ish-punonjëse e saj tregoi vështirësitë që përjetoi gjatë kohës kur punoi për Kim. Jessica DeFino rrëfeu me anë të një postimi në rrjetin e saj social Twitter se ka punuar shumë, por është paguar me një shifër qesharake.