Së fundmi në një intervistë për revistën “The Variety”, ylli televiziv Kim Kardashian i dha një mesazh të gjitha vajzave dhe grave se çelësi i vetëm i suksesit, është puna. Ajo u shpreh se:
Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanicën dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë.
Por komenti i saj nuk u prit aspak mirë e pati reagime të ashpra në rrjetet sociale. Një ish-punonjëse e saj tregoi vështirësitë që përjetoi gjatë kohës kur punoi për Kim. Jessica DeFino rrëfeu me anë të një postimi në rrjetin e saj social Twitter se ka punuar shumë, por është paguar me një shifër qesharake.
Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ’99 Cents Only’. Më është dashur të mungoj duke thënë se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë. Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerat të bëheshim si ato, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe prapë kurrë nuk ishin të kënaqura.
I was an editor on the Kardashian apps in 2015 in LA, worked days nights & weekends, could only afford groceries from the 99 Cents Only Store, called out “sick” more than once bc I couldn’t put gas in my car to get to the office, & was reprimanded for freelancing on the side ❤️ https://t.co/mzvnTomjS3
— Jessica DeFino (@jessicadefino_) March 9, 2022
Postimi i saj ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime. Më tej, ajo kritikoi motrat Kardashian për standardet e bukurisë që kishin vendosur. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Kim është kritikuar pasi dikur e krahasoi martesën e saj 72-ditore me betejat e një pacienteje adoleshente me kancer. Në gusht të vitit 2011, Kim u martua me Kris në një ceremoni luksoze, por vetëm 72 ditë më vonë, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” bëri kërkesë për divorc.
41-vjeçarja thuhet se ëndërron shumë ditën kur ish-bashkëshorti Kanye West do të pranojë se martesa e tyre ka përfunduar. Legjenda e realitetit televiziv u shpall ligjërisht beqare para disa ditëve dhe nëna e katër fëmijëve thuhet se është vërtet e lumtur me përparimin e divorcit. Bukuroshja e cila aktualisht është në lidhje me komedianin Pete Davidson, mesa duket po pret me padurim që ish-burri i saj të mos jetë në gjendje t’ia prishë qetësinë.