Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa ka disa fjalë për të thënë për albumin më të rëndësishëm të jetës së saj!

Ka kaluar plot një vit që nga koha kur Dua Lipa publikoi albumin e saj, “Future Nostalgia”. Ky album vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe diva e muzikës pop ka shkruar një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë.

1 vit nga ‘Future Nostalgia’. Nuk mund ta besoj si ka fluturuar ky vit dhe gjithë kujtimet e mrekullueshme dhe gjërat që më ka mësuar ky album. Më kujtohet frika që kisha për publikimin e albumit në një kohë kaq të pasigurt, gjithashtu ndieja shpresë dhe besim në muzikën që bëmë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes do të shërbente edhe për ju. Gjithmonë them se jam kaq mirënjohëse që ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndiej që na ka bashkuar akoma më shumë me njëri-tjetrin. Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe çfarë më duhet të bëj që të nxjerr versionin më të mirë të vetes.

Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjithë kjo falë jush! Për të bërë këtë gjë kërkon shumë mund nga gjithë skuadra me shumë dashuri dhe mbështetje! I jam falënderuese familjes ime, miqve të mi, dashurisë sime, skuadrës sime dhe të gjithëve ju që keni qenë me mua në çdo hap. Mezi po pres për gjërat që po vijnë, por tani dua vetëm t’ju them faleminderit! Ju dua dhe do ju shoh në ndonjë qytet afër jush kur bota të jetë gati për ne që të kërcejmë me zemrat tona të vogla.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Dua Lipa fitoi çmimin “Grammy” për Best Pop Vocal Album për “Future Nostalgia”.