Celebrities Gossip Music Showbiz

Dua Lipa paditet për plagjiaturë për hitin “Levitating”!

Një grup reggae, ‘Artikal Sound System’ ka ngritur një padi për shkelje të të drejtave të autorit kundër Dua Lipa-s, pasi ajo thuhet se ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”. ‘Artikal Sound System’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripjesë e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”.

Kënga u publikua në vitin 2017 dhe në padi thuhet se skuadra e Lipa-s e dëgjoi këngën e tyre në vitin 2020 dhe kopjoi në mënyrë flagrante melodinë gjatë shkrimit të këngës. Padia gjithashtu emëroi ‘Warner Records’ dhe disa të tjerë si të paditur dhe kërkon të ardhurat e bëra nga “Levitating” përveç dëmeve. Grupi deklaroi se:

Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, komentuesit në mediat sociale i janë përgjigjur padisë dhe besojnë se këngët tingëllojnë të ngjashme, por nuk është e njëjta këngë. Ndërkaq, këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare së fundmi ka dhënë një intervistë për “Financial Times” ku nuk ka lënë pa përmendur vendin e saj Shqipërinë. Ajo ka folur në tërësi për gjërat që pëlqen të bëjë dhe vendet në të cilat preferon të udhëtojë, ku sigurisht ashtu si në shumë prej intervistave të ajo, ajo nuk ka lënë pa përmendur origjinën e saj.

E teksa iu drejtua pyetja se cili është vendi që ajo mezi pret të shkojë përsëri, këngëtarja me famë ndërkombëtare u përgjigj duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vendi që ajo dëshiron me patjetër që të shkojë prapë. Edhe arsyen e kësaj përgjigje ne e dimë të gjithë duke qenë se ajo i shijoji dhe i pëlqeu shumë pushimet që kaloi verën e kaluar në jug.

Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm.

Dua tregoi se do të jetë prezente edhe në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.