Celebrities Gossip Music Showbiz

Dua Lipa thyen rekord me këngën më të re!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa sapo ka publikuar për të gjithë fansat, këngën e saj më të re. E titulluar “Training Season”, kënga u publikua me videoklip të realizuar nga Vincent Haycook. Edhe pse ende nuk kanë kaluar 24 orë, hiti i ri i yllit të muzikës pop ka arritur deri më tani afro 1 milion klikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkaq, rikujtojmë se një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit. Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.

Nëse ende nuk e dini ju sjellim në vëmendje se Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 në Kosovë mund të bëjnë bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën. Në ceremoninë hapesë mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës dhe këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi, në Konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”. Sipas tij në këto lojëra nuk do ketë vetëm sport, por edhe kulturë dhe art. Madje ai është duke punuar për të siguruar një performancë të të dyjave këngëtarëve në ceremoninë hyrëse.