Celebrities Film & Tv Showbiz

Duan të ndryshojnë dokumentarin e tyre, Netflix kundërshton Princ Harry-n dhe Meghan Markle!

Së fundmi thuhet se Princ Harry dhe Meghan Markle janë në mosmarrëveshje me Netflix-in pasi ata dëshirojnë të tërhiqen nga ajo që duan t’i tregojnë publikut në dokumentarin e tyre të ardhshëm. Çifti dyshohet se dëshiron të heqë pjesë nga dokumentari të cilin ata e kanë filmuar për më shumë se një vit por shefat e Netflix nuk janë aspak dakord. Një burim i Netflix tha se:

Harry dhe Meghan kanë mendime të dyta për historinë e tyre, për projektin e tyre.

Sipas një burimi tjetër Duka dhe Dukesha e Sussex-it donin të redaktonin dokumentarin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar.

Ata kanë bërë kërkesa të rëndësishme për të hequr dorë nga përmbajtjet por Netflix po qëndron në krah të kineastëve.

Ndërsa Harry dhe Markle duan që dokumentari të nisë vitin e ardhshëm, shërbimi i transmetimit i cili i ka paguar çiftit miliona dollarë ka dashur prej kohësh që ai të debutojë menjëherë pas sezonit 5 të “The Crown”, më 9 nëntor.

Kur u pyet për projektin në intervistën e saj me “The Cut” në gusht, Markle u shpreh se:

Pjesë e jetës sime që nuk kam qenë në gjendje ta ndaj, historinë jonë e dashurisë. 

Me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth, fëmijët e Sussex, Archie dhe Lilibet tani kanë të drejtë të quhen princ dhe princeshë, por vendimi është në duart e gjyshit të tyre, mbretit Charles. Por sipas burimeve të familjes mbretërore Charles do ta marrë këtë vendim vetëm pasi të ketë parë atë që Harry ka shkruar në librin e tij të kujtimeve, si dhe atë që përfshihet në dokumentarin e Netflix.

Rikujtojmë, se sipas një libri të ri tronditës, Meghan Markle gjithmonë ka dashur të refuzohet nga Familja Mbretërore. Në librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, Dukesha e Sussex dyshohet se u bë “e fiksuar” me historinë që shërbeu si bazë për Megxit, një vendim që morën për largim nga Familja Mbretërore.