Lifestyle Love & Sex

Duhet apo nuk duhet falur?! Njihuni me studimin e fundit mbi tradhtinë!

Me siguri të gjithë ose shumica mendoni dhe jeni të bindur se tradhtia nuk duhet falur. Një studim i ri ka treguar se një numër i madh njerëzish nuk do ta falnin tradhtinë e partnerit të tyre. Studiuesit anketuan më shumë se 2 mijë persona përmes një faqeje interneti lidhur me pyetjen nëse do ta falnin partnerin për tradhtinë. Rezultatet tregojnë se të anketuarit kishin standarde të dyfishta në lidhje me atë që përbën sjellje të pranueshme për ta në raport me standardet e sjelljes.

U zbulua se 8 në 10 njerëz do të linin partnerët e tyre pasi zbulonin tradhtinë. Rezultatet treguan gjithashtu se ata që tradhtonin do të preferonin të mos e dinin se edhe ata janë mashtruar, domethënë, 58% e tyre pajtohen se do të preferonin të mos e zbulonin këtë informacion. Të anketuarit konfirmuan se intimiteti fizik konsiderohet tradhti, si dhe mashtrimi kibernetik, të cilin 94% e konsiderojnë të papranueshme.

Rreth 74% besojnë se mashtrimi emocional është gjithashtu tradhti, ndërsa 21% ranë dakord se shikimi i pornografisë është gjithashtu i papranueshëm. Është interesante se vetëm 14% mendojnë se flirtimi është gjithashtu tradhti bashkëshortore.

Sjelljet e ndryshme pas tradhtisë i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit tradhtitë dhe arsyet se përse e bëjnë këtë. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, por nëse ky veprim kthehet në zakon, atëherë ky është vetëm problemi i juaj.

Në përgjithësi, tradhtia mund të përkufizohet si emocionale ose seksuale ndaj partnerit tuaj me të cilin jeni në një marrëdhënie. Ndërkaq, a keni menduar ndonjëherë nëse personat që tradhtojnë kanë ndonjë sjellje karakteristike? Një faqe takimesh bëri një sondazh, i cili tregoi se 61% e personave që kishin tradhtuar, nga 1400 të anketuar pranojnë se nuk janë të afërt me prindërit e partnerit të tyre.