Celebrities Gossip Showbiz

“Duke kërcyer në club..”/Shakira ka lënë pas gjithçka dhe tani po shijon çdo moment në Miami!

Çdo lëvizje e Shakirës po vëzhgohet nga shtypi dhe të gjithë fansat e saj. Jeta e saj dhe romancat vazhdojnë të jenë lajmi më i kërkuar në media. E lidhur me aktorin Tom Cruise, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton apo lojtarin e NBA-së, Jimmy Butler, e vërteta është se që nga ndarja nga futbollisti spanjoll Gerard Piqué, këngëtarja vazhdon të gëzojë statusin e saj single.

Së fundmi ajo ka kaluar disa ditë pushime me fëmijët e saj Milan dhe Sashan në Kosta Rika, konkretisht në Santa Teresa de Cóbano. Është aty ku Gisele Bündchen, ish-gruaja e Tom Brady-t, zotëron një shtëpi ku artistja e njohur dhe familja e saj planifikojnë të qëndrojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Së fundmi në rrjetet sociale tani po qarkullon një video të artistes kolumbiane duke shijuar atmosferën në një klub nate në Miami. Por a është vërtet Shakira? Ndërsa shumë përdorues pohojnë se është ajo, ata nuk mund të jenë 100% të sigurt se është ish-partnerja e Pique brenda klubit. Në klipin në fjalë, të publikuar nga përdoruesi Fan @2022____2023, këngëtarja duket se po kalon kohën.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi prashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se ylli i muzikës latine, Shakira mund të bëhet sërish nënë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi mund të jetë piloti Luis Hamilton.

“Njëra që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”,- theksoi parashikuesja teksa më tej “parashikoi” dhe gjininë e fëmijës, teksa tha se këngëtarja kërkon të ketë një vajzë.