Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Duke shkëmbyer puthje në Tokio, Harry Styles ndez thashethemet për një lidhje Emily Ratajkowski!

Mesa duket një romancë e re sapo ka nisur. Këngëtari i njohur Harry Styles dhe modelja bukuroshe Emily Ratajkowski u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Tokios, nuk mund të themi se ishte thjesht një shëtitje si dy miq për faktin se ata ishin mjaft të afërt dhe shkëmbyen një puthje gjithashtu.

Ratajkowski përkëdheli faqen e Styles teksa ata putheshin mbështetur tek një furgon gjatë një nate në Japoni. Artisti i hiteve së fundmi ka mbajtur disa koncerte radhazi në Ariake Arena si pjesë e tij “Love on Tour”. Gazeta britanike siguroi gjithashtu  edhe videon e shkurtër të dyshes duke kërcyer së bashku.

Styles, 29 vjeç, kishte veshur një pallto dhe pantallona të zeza dhe i kishte flokët të lidhura në një gjysmë bisht, ndërsa Ratajkowski, 31 vjeç, kishte veshur një xhup rozë mbi një bluzë dhe një fund të gjatë të zi. Rikujtojmë se këngëtari i “As It Was” më parë ka qenë në një lidhje me regjisoren e “Don’t Worry Darling”, Olivia Wilde. Page Six konfirmoi në nëntor 2022 se Styles dhe Wilde, 39 vjeç, ishin ndarë pas gati dy vitesh së bashku.

Një burim na tha në atë kohë se ish-të ishin “ende shokë shumë të ngushtë”, por kishin “prioritete të ndryshme”, duke përfshirë një nga arsyet thelbësore të regjisores e cila ishte: fokusi te fëmijët e saj.

Ratajkowski, nga ana tjetër, është në mes të një divorci nga Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë 2-vjeçar, Sebastian. Që nga kërkesa për t’i dhënë fund martesës së saj katërvjeçare shtatorin e kaluar, autorja e “My Body” ka pasur raporte të mira me komedianët Pete Davidson dhe Eric André, gjithashtu është lidhur me artistin Jack Greer dhe DJ Orazio Rispo. Ratajkowski së fundmi foli për vështirësitë e takimeve në sytë e publikut, duke thënë në podcastin e saj “High Low”:

Sa herë që shkoj në një takim tjetër, të gjithë e dinë.

Styles është gjithashtu i njohur për qëndrimin e tij mjaft ‘privat’ në lidhje me jetën e tij sentimentale. Ai i tha Rolling Stone gushtin e kaluar se:

Unë nuk mendoj se kam takuar publikisht dikë. Nëse dikush ju bën një foto me dikë, kjo nuk do të thotë që ju po zgjidhni të keni një marrëdhënie publike ose diçka tjetër.