Celebrities Gossip

E fiksuar pas operacioneve plastike, transformimi i të dashurës së Vladimir Putin!

Alina Kabayeva, e dashura e shumëpërfolur e presidentit rus Vladimir Putin, duket se ka rënë pre e operacioneve plastike. Në daljen e rrallë publike pas tre muajsh në Soçi, një takim zyrtar për të hapur një qendër të re për gjimnastikë ajo dukej shumë ndryshe dhe kjo gjë u vu re nga të gjithë.

Prej muajsh spekulohet se ajo dhe Putini iu nënshtruan disa operacioneve plastike për të rikuperuar difektet e moshës në fytyrë. Nuk kishte si të mos vihej re, se në fytyrën e Alinës mollëzat ishin më të plota, buzët e saj më të mëdha dhe nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse është në një moshë kur kjo është e pamundur.

39-vjeçarja nuk donte të diskutonte për luftën në Ukrainë, as nuk iu përgjigj pyetjeve rreth Putinit, por foli ekskluzivisht me kolegët gjimnastë.

Kur merresha me gjimnastikë dhe sport, as që mund të ëndërroja për kushtet që ekzistojnë sot në këtë qendër. Por jeta na tregon se e pamundura është e mundur. Rusia është një vend me mundësi të mëdha.

Mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të shkruajnë për lidhjen e dashurisë 15-vjeçare mes Alinës dhe Putinit, si dhe për dy fëmijët që dyshohet se ka çifti. Në shtator të këtij viti, mediat e huaja raportuan se gjimnastja dyshohet se ka kryer një abort kur ishte tashmë në javën e 20-të shtatzënë dhe me insistimin e Putinit.