Celebrities Gossip Showbiz

‘E goditi në shpinë’, dalin në dritë detaje nga historia mes Feros dhe Arbenitës!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero dyshohet se është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë duke zbuluar kështu detaje të tjera që nuk i dinim rreth ngjarjes.

Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen në dysheme duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam për të të vrarë”. Me veprimet e tij, të dëmtuarës i cënon dinjitetin, i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Prive gjithashtu ka treguar dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshton këto akuza.

Është e vërtetë që ka patur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka patur dhunë, asnjë formë e saj.